Kili, drejt përfundimit testi final

13/10/2010 02:55

Po shkon drejt përfundimit testi përfundimtar i kapsulës që do të nxjerrë në sipërfaqe 33 minatorët kilianë.

Sipas autoriteteve kapsula mbërriti me sukses në thellësinë ku ndodhen minatorët e bllokuar çka ishte edhe faza finale përgatitore para nisjes së operacionit të nxjerrjes nga nëntoka të 33 minatorëve.

Ndërkohë ministri kilian i minierave, Laurens Golborn deklaroi se shpreson që në fund të ditës të paktën njëri prej minatorëve të jetë në sipërfaqe.

Top Channel