Kili, katër minatorët e parë që do dalin

13/10/2010 03:25

Në përfundim të testimeve të kapsulës së shpëtimit, CNN publikon emrat e katër minatorëve që pritet të nxirren të parët në sipërfaqe nga miniera e Kilit.

I pari, ashtu siç edhe deklaroi presidenti kilian, pritet të jetë minatori Florencio Avalos i cili edhe filmoi për 68 ditë me radhë jetën e minatorëve nën tokë. Më pas pritet shoqërime për në sipas radhës i 3 minatorëve të tjerë, Mario Sepulveda, Karlos Mamani dhe Huan Illanes.

Fillimi i operacionit u lajmërua në orën 01:00 me orën tonë lokale, por për arsye teknike ai u shty edhe për disa orë të tjera. Ministri vendas i minierave deklaroi se shpreson që brenda ditës të dali nga miniera të paktën 1 minator.

Top Channel