Kili, vijon dalja e minatorëve në sipërfaqe

13/10/2010 11:00

Vijon operacioni i shpëtimit të minatorëve në Kili, të cilët kaluan 68 ditë nëntokë, pas shembjes së një galerie.

Deri më tani në sipërfaqe kanë dalë 9 prej tyre nga 622 metra thellësi.

Mediat e të gjithë botës janë përqendruar në zonë dhe transmetojnë daljen në sipërfaqe të cdo minatori. Punonjësit e galerive, priten me përqafime nga të afërmit, drejtuesit e minierës, autoritetet dhe më pas dërgohen në spital për të parë gjendjen e tyre shëndetësore.

31-vjecari Florencio Avalos ishte i pari që pa dritën e diellit pas 68 ditësh, pasi përshkroi me sondën “Fenix” për 15 minuta tunelin me diametër 53 cm të hapur nga inxhinierët. Menjëherë pas daljes në sipërfaqen e tokës minatori përqafoi djalin dhe bashkëshorten si dhe presidentin Sebastian Pinera.

Gjatë ditës së sotme do mbërrijë në vendngjarje dhe presidenti bolivian, Evo Morales. Pas daljes në sipërfaqe të minatorëve të parë, qindra njerëz kanë dalë duke festuar në rrugët e Santiagos. Të njejtën gjë kanë bërë edhe kilianët para ambasadës së tyre në Uashington. 

Top Channel