Kili, 18 minatorë në sipërfaqe

13/10/2010 21:00

Kanë dalë në sipërfaqe 18 nga 33 minatorët e bllokuar për më shumë se dy muaj në një minierë në veri të Kilit.

Menjëherë sapo kanë parë dritën, ata janë pushtuar nga emocionet pasi në sipërfaqe kanë gjetur familjarët që i prisnin.

Operacioni i skuadrave të shpëtimit, i kryer përmes një kapsule të posacme, i ka ngjitur minatorët një nga një në sipërfaqe.

Presidenti i Kilit, zonja e parë dhe të afërmit e minatorëve e kanë ndjekur procesin në fjalë që nga fillimi. I programuar të zgjasë rreth 30 orë, ai ka vijuar mirë dhe pa probleme.

Të gjithë minatorët e shpëtuar janë dërguar në një qendër mjekësore për t’iu nënshtruar kontrolleve.

Top Channel