Kili, nxirret në sipërfaqe minatori i 27-të

14/10/2010 00:40

Kur kanë kaluar pak më shumë së 20 orë nga nisja e operacionit të shpëtimtit në minierën e San Hozesë në Kili, grupet e shpëtimt nxorrën në sipërfaqe minatorin e 27-të.

Franklin Lobos, 53 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe ish-lojtar futbolli profesionist, është minatori i radhës që nxirret në sipërfaqe pas 69 ditësh në nëntokën e minierës së San Hozesë.

Autoritetet, familjarët dhe të afërmit e minatorëve të bllokuar, shprehen entuziastë për ecurinë e operacionit kur kanë mbetur ende 6 minatorë për t’u tërhequr në sipërfaqe.

Operacioni  përqendrohet në nxjerrjen në sipërfaqe të minatorëve më të shëndetshëm për të vijuar më pas tek ata me probleme shëndetësore, e kundërta e asaj që u njoftua fillimisht.

Top Channel