Nga agonia tek fama

14/10/2010 01:40

Për 17 ditë me radhë ata u menduan të vdekur. 33 minatorët kishin përfunduar në anën e gabuar të murit të shembur në minierën e arit e të bakrit, emrin e së cilës tashmë e njeh e gjithë bota.

Për më shumë se 2 javë, kur bota nuk dinte më asgjë për ta, minatorët u përpoqën të mbijetojnë absolutisht me çdo gjë të mundshme dhe ja arritën, madje duke ruajtur, për aq sa e lejojnë kushtet e tilla të pacënuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Si i përballuan minatorët kilianë këtë ngjarje që i bëri të njohur në mbarë botën dhe si do e përballojnë tashmë sfidën tjetër që i pret, atë të përballjes me publicitetin dhe famën?

Tashmë pas kalvarit të tyre kanë nisur ofertat për pjesëmarrje në talk shoë, në dokumentarë apo për ta bërë historinë e tyre skenare filmash.

Histori të tilla mbijetesë janë të rralla. 33 burrat dhe ekipet e shpëtimit që punuan aq fort për lirimin e tyre, prekën zemrat e njerëzve anembanë botës.

Top Channel