Kili, merr fund horrori 69 ditor i minatorëve

14/10/2010 03:05

Përfundoi me sukses operacioni për nxjerrjen në sipërfaqe të 33 minatorëve kilianë të bllokuar në minierën e San Hozesë.

Fatmirësisht gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme për minatorët e bllokuar që prej datës 5 gusht.

Dalja në sipërfaqe e Luis Urzuas, minatorit të fundit që ishte “pasagjer” i kapsulës “Phoenix”, i dha fund agonisë dhe horrorit 69 ditor të 33 minatorëve të bllokuar në mbi 600 metra thellësi.

Operacioni i shpëtimit përfundoi pë rreth 22 orë e 40 minuta nga nisja e tij dhe gjatë gjithë kohës pati mbështetjen e presidentit vendas, që në një fjalim të mbajtur nga vendngjarja i cilësoi minatorët si “pasuria më e madhe e Kilit dhe jo bakri e ari”.

Ngjarja, veç familjarëve dhe të afërmve të minatorëve të bllokuar, mblodhi edhe mjaft reporterë e gazetarë nga e gjithë bota, të cilët e mbuluan hap pas hapi operacionin e shpëtimit.

Top Channel