Bulqizë, minatoret kërcënojnë me grevë

14/10/2010 10:10

Rreth 700 minatorë në zonen e Bulqizës të cilët punojnë për llogari të kompanise koncesionare ACR kanë hartuar një peticion me disa kërkesa dhe ku paralajmerojnë nisjen e një greve në rast të mos plotësimit të tyre.

Sipas këtij pedicioni mësohet se minatorët, prej kohësh e ndjejnë veten “të zhgenjyer” nga drejtuesit aktual të sindikatës së minatorëve, siç dhe shprehen ata, se nuk jane marre aspak me hallet dhe shqetësimet e minatorëve.

Ndodhur në të tilla kushte, kur administrata vendore dhe sindikata, kanë shpërfillur shqetësimet e tyre, përfaqësia e minatorëve, u ka dërguar një peticion drejtuesve aktual të kompanisë së huaj konçensionare ACR ku kërkojnë plotësimin prej tyre të një sërë kërkesash si për përmirësimin e kushteve të punës ashtu edhe për rritjen e pagave deri ne 20 perqind.

Minatoret kerkojne evadimin e mineralit nga miniera drejt Portit të Durrësit, ku dyshohet se një pjesë e mirë e sasisë së mineralit transportohet kontrabandë. Gjithashtu dyshime të forta hedhin minatorët edhe për punonjësit e cilësisë, që abuzojnë me përcaktimin e shkallës së cilësisë së mineralit të vagonave të prodhimit. Minatoret thone se do realizojne ne fillim nje greve 1 oreshe diten e neserme

Top Channel