Kili, minatorët e parë kthehen në shtëpi

15/10/2010 12:40

Minatorët e parë që dolën në sipërfaqe nga miniera e Kilit, pasi kaluan 69 ditë të bllokuar nën tokë, kanë mbërritur në shtëpitë e tyre.

Tre minatorët janë pritur me entuziazëm nga fqinjët dhe miqtë e tyre, disa prej të cilëve i kishin vizituar edhe në spital.

Mjekët kanë deklaruar se të gjithë minatorët kanë reaguar pozitivisht ndaj trajtimeve mjekësore dhe se shumë të tjerë mund të shkojnë më vonë gjatë ditës në shtëpitë e tyre.

Doktori Jorge Montes, i cili i ka ndjekur nga afër minatorët, tha se tre të liruarit mund të zhvillojnë aktivitete fizike, por duke mbajtur syze dielli nëse ekspozohen ndaj dritës.

Ndërsa përsa i takon gjëndjes psikologjike të pacientëve, doktori ka shtuar se ajo është dicka që nuk mund të parashikohet.

Më herët presidenti kilien Sebastian Pinera i vizitoi ata në spital dhe iu premtoi se nuk do të lejojë më që ata të punojnë në kushte cnjerëzore.

Top Channel