Kili, dalin nga spitali 28 minatorë

16/10/2010 00:20

Autoritetet shëndetësore në Kili njoftuan se 28 minatorë lanë spitalin për t’iu rikthyer jetës së tyre familjare.

Sipas autoriteteve nxjerrja e minatorëve nga spitali u krye në fshehtësi të plotë dhe jashtë vëmendjes së mediave, për të mbrojtuar ata dhe familjet e tyre.

Tashmë vetëm 2 prej minatorëve ndodhen ende të shtruar në spital, njëri po merr ndihmën mjekësore pasi ka pësuar një infeksion dentar ndërsa tjetri vuan nga vertigo, sëmundje që i vështirëson ecjen dhe ruajtjen e ekuilibrit.

Top Channel