33 minatorët e bllokuar për ditë të tëra nëntokë mbartin me vete edhe historitë personale.

Historia më e përfolur e këtyre ditëve është pikërisht ajo e Jonny Barrio-s, i cili mesa duket para se të ngecte në galeri ka patur marrëdhënie në të njëjtën kohë me gruan dhe me të dashurën.

Pikërisht gjatë qëndrimit të tij nëntokë, gruaja ka zbuluar se i shoqi kishte një të dashur dhe këtë fakt e zbuloi ndërsa ishte në ankth për fatin e bashkëshortit të saj.

Dy gratë duket se janë takuar dhe janë përplasur për burrin e jetës së tyre. Gruaja nuk ka qenë e pranishme për ta përqafuar ndërsa Barrio doli në sipërfaqe, ndërsa e dashura e mbërtheu në krahët e saj duke e mos e lëshuar për disa minuta.

Top Channel