Minatorët e Kilit: Masa të forta sigurie

16/10/2010 14:40

Një prej 33 minatorëve të cilët u bllokuan nëntokë në Kili duke folur për BBC-në ka thënë, se ai do të rikthehet në minierë por para se ta bëjë këtë ai kërkon që të merren masa të forta sigurie për minatorët.

Omar Reygadas, gjatë intervistës së parë dhënë BBC-së tha se ai do të luftonte për të arritur sigurinë maksimale për minatorët.

Ai i cili bashkë më kolegët e tij kaluan më shumë se dy muaj të bllokuar nëntokë tha se momenti i shpëtimit për të ishte sikur Nëna Tokë të kish lindur dhe ai të kish qenë biri i saj, i sjellë në një jetë të re.

Zoti Reygadas përshkroi edhe lumturinë e tij kur pa të birin që e priste. Vetëm dy nga 33 minatorët ende gjenden në spital pas analizave dhe trajtimit për vitigo dhe probleme dentare.

Top Channel