Nderohet heroi shqiptar

01/11/2010 15:20

“Idealisht e falenderojme dhe i jemi mirenjohes per aktin e altruizmit që ka kryer”. Me këto fjale u përshëndet dhënia e medaljes së presidencës së Republikës italiane ne kujtim te shtetasit shqiptar Pjeter Gjika, i cili ne veren e vitit 2008 humbi jeten duke u munduar te shpetonte dy persona nga mbytja.

47-vjeçari shqiptar, nuk mori parasysh rrezikun dhe u hodh ne lumin Adda, ne zonen e Bergamos. Po te sy te gruas dhe te tre femijeve te tij Pjeter Gjika u perpi nga rrjedha dhe trupi i tij i pajete u gjet disa kilometra me larg.

Diten e diel medalja ne kujtim te Pjetrit, per vlerat e tij te veçanta qytetare, iu dorezuar familjes se tij, te vese Maria dhe tre femijeve.

Me sa tregojne te afermit nuk ishte hera e pare qe Pjeter Gjika i vinte ne ndihme dikujt. Edhe me pare kishte shpetuar nje person ne rrethana te ngjashme. Nje njeri qe nuk kursehej kurre per te tjeter dhe qe fati i keq nuk i kurseu jeten.

Top Channel