Berisha: Liria e lëvizjes, thelbi i dinjitetit njerëzor

08/11/2010 12:15

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se liberalizimi i vizave për Shqipërinë është një fitore e shumëpritur për të gjithë qytetarët.

Pasi ka ndjekur direkt vendimin e ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian Berisha u shpreh se tashmë izolimi i përket së shkuarës, një bunker i sistemit komunizmit.

“Tani ne fitojmë dinjitetin që meritojmë. Liria e levizjes është thelbi i dinjitetit njerëzor”, u shpreh Berisha.

Top Channel