Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka zgjedhur sot Teuta Sahatcian dhe Sabri Hamitin si nënkryetarët e rinj të partisë, e cila zgjodhi dje Isa Mustafën si kryetarin e ri të saj.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave këshilli ka zgjedhur edhe Ismet Beqirin në postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Të njëjtat burime shtojnë se zëdhënës i partisë është caktuar Arben Gashi, ndërkohë që Haki Rugova ka refuzuar postin e nënkryetarit për shkak të angazhimeve si kryetar i komunës së Istogut.

Në angazhimet e mëparshme Hamiti ka qenë ish-anëtar i kryesisë qendrore të LDK-së, Beqiri ish-kryetar i grupit parlamentar të partisë, ndërsa Sahatcia kryetare e partisë reformiste ORA.

Top Channel