Heqja e vizave, Thaci uron Berishën

08/11/2010 18:40

Kryeministri në ikje i Kosovës, Hashim Thaci i ka dërguar një mesazh urimi homologut shqiptar Sali Berisha, me rastin e vendimit të BE për heqjen e regjimit të vizave.

“Dëshiroj t’i dërgoj një mesazh homologut tim Sali Berisha, sot, kur Shqipëria po përjeton një moment historik, liberalizimin e vizave”, është shprehur Thaci.

Duke e cilësuar këtë ngjarje si “historike” për Shqipërinë, Thaci është shprehur i bindur se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt edhe për Kosovën.

Top Channel