Strukturat drejtuese të LDK-së kanë hartuar sot listën e kandidatëve për deputetë me të cilën kjo parti do të hyjë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se lista e propozuar është miratuar me unanimitet të plotë.

Sipas tij, për t’u kompletuar tërësisht, në listë kanë mbetur edhe tetë vende të tjera të lira. “Ukë Rugova mund të jetë pjesë e listës nëse dëshiron”, është shprehur Mustafa.

Ndërkohë, pas një proteste të zhvilluar para selisë së LDK-së, në listë është miratuar edhe emri i Xhavit Ukajt, nga Prizreni.

Top Channel