Itali, debate për liberalizimin e vizave

09/11/2010 16:00

Politika dhe mediat italiane reaguan në mënyra të ndryshme ndaj liberalizimit të vizave për Shqipërine dhe Bosnjën.

Ndërsa ministri i Puneve të Jashtme Franco Frattini pergezonte per kete arritje, kryetari i grupit te Lidhjes se Veriut ne Parlamentin Europian Mario Borghezio, e cilesoi kete si “nje gabim teper te rende te Europes dhe qe faktikisht eshte nje hapje e dyerve per romet”.

Shqetesim edhe nga ana e zevendeskryetarit te Bashkise se Milanos Riccardo De Corato i cili shtron problemin e mbajtjes e rendit ne qytetin e tij ku aktualisht jetojne rreth 5 mije shqiptare.

Ndersa shtypi i majte pershendet liberalizimin, mediat e djathta pasqyrojne një tjeter tabllo. Si per shembull gazeta ‘Il Giornale’, shume afer kryeministrit Silvio Berlusconi, e cila llogarit se se shpejti ne Itali do te mberrijne dhjetera mijera shqiptare. Por mbase eshte me vend qe forcat politike qe perbejne koalicionin ne pushtet te bien dakort ne qendrimin qe mbajne. E kete element ve ne dukje gazeta ‘La Stampa’ qe e cileson kete mosperputhje si skizofreni te vertete.
 

Top Channel