Berisha: Vizat, vlerësim për Shqipërinë

11/11/2010 11:35

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në seancën plenare të parlamentit se muri i vizave për Shqipërinë u shemb pas arritjes së reformave, luftës ndaj krimit të organizuar dhe tolerancës zero ndaj korrupsionit.

Berisha vlerësoi punën e administratës, deputetëve, policisë, specialistëve, punonjësve të sistemit gjyqësor në kuadër të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

“Pa rrafshimin e krimit të organizuar, Shqipëria nuk do të merrte ndonjëherë vizat. Lëvizja e lirë ka qenë një kusht themelor dhe nuk duhet të cënojë sigurinë e evropianëve që na hapën dyert”, tha Berisha.

Shefi i qeverise garantoi se lufta e korrupsionit do te vazhdoje me vendosmeri, ndersa deklaroi se fundi i 20 perqindeshit do te jete 8 maji, dita e zgjedhjeve lokale ne vend.

Top Channel