Kryetari i ri i LDK-së, Isa Mustafa ka shprehur shqetësimin e tij për ndershmërinë e procesit zgjedhor të 12 dhjetorit.

Në një intervistë për emisionin “Zigzag” të BBC, Mustafa i ka argumentuar shqetësimet e tij me mbajtjen e zgjedhjeve në “kushte specifike”.

“Unë druhem se ne do organizojmë zgjedhje të cilat do të jenë të lira dhe të ndershme. Unë do të dëshiroja që zgjedhjet të ishin të tilla, por duhet të kemi parasysh se ato organizohen në kushte specifike, në të cilat nuk do t’i bënte asnjë shtet tjetër demokratik”, ka deklaruar Mustafa.

Një tjetër argument për qendrimin e tij, Mustafa ka përmendur edhe atë që ai e ka vlerësuar si shteti i përqendruar në një parti.

“Kemi një parti që ka edhe presidentin edhe qeverinë. Ka edhe Ministrinë e Brendshme, e cila do të përfshihet në procesin zgjedhor”, ka shtuar Mustafa.

Top Channel