Topalli: Heqja e vizave, realizim i ëndrrës

12/11/2010 15:40

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e ftuar nga ish-te persekutuarit politikë tha se heqja e vizave është realizimi i ëndrrës së lirisë, të cilën ata e paguan me pushkatime, vrasje pa gjyq dhe qindra vite burg ne regjimin komunist.

“Bashkë kemi filluar betejën në vitin 1945, bashkë e kemi fituar betejën në vitin 1991, bashkë me ju kemi fituar vendimin e 8 Nëntorit. Kemi punuar fort, kemi bërë reforma të guximshme, ndoshta shumë të tjerë nuk e mendonin se do të vinte dita që ne do të trajtoheshim me dinjitet dhe do ishim të lirë për të shkuar në ato vende ku secili prej jush ka familjarët. Pa dyshim që gjatë rrugës ka pasur pengesa. Ka pasur përpjekje nga dikush që nuk donte që të vinte kjo ditë. Janë përfaqësues të atij blloku që, pasi vranë djem e vajza të reja në kufi, i tërhoqën me litar, pas makinave edhe në vitin 1990. Janë ata që i çuan në burgje dhe internime këto vajza e djem të rinj. Ndaj dhe sot jam shumë e gëzuar që e festojmë bashkë me ju, këtë moment historik”, u shpreh Topallli.

Kryetarja e kuvendit tha se ishte e kenaqur qe me miratimin ne parlament te reformave te qeverise, Shqiperia sot vleresohet si vendi qe heqjen e vizave nuk e mori si dhurate, por si nje vendim te merituar.

Top Channel