LDK ka publikuar sot përmes një njoftimi për shtyp listën me emrat e kandidatëve që do garojnë për deputëtë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Sipas njoftimit, dhjetëshja që kryeson listën përbëhet nga: kryetari i sapozgjedhur Isa Mustafa, Sabri Hamiti, Nekibe Kelmendi, Eqrem Kryeziu, Ismet Beqiri, Teuta Sahatcia, Bahri Thaci, Skënder Hyseni, Lirije Kajtazi dhe Lutfi Haziri.

Në njoftim saktësohet se renditja e kandidatëve është bërë në bazë të votave që secili prej tyre ka marrë në zgjedhjet e vitit 2007.

Ndërkohë, PDK ka bërë të ditur përmes drejtuesve të saj se vonesa në publikimin e listës ka ardhur si pasojë e riparimit që po i bëhet asaj.

Zëdhënësi Blerand Stavileci ka mohuar zërat për fërkime brenda partisë dhe për një luftë të mundshme mes anëtarëve të saj për të kandiduar.

Top Channel