Wikileaks: Dokumentat e DASH, muajt e ardhshëm

29/11/2010 10:10

Dokumentat e Departamentit të Shtetit do të publikohen nga Wikileaks në blloqe të ndryshme në muajt e ardhshëm.

Kështu njoftojnë përgjegjësit e faqes, sipas të cilëve argumentat e trajtuar janë të një rëndësisie të madhe.

Premtohet që do të ketë rrëfime të tjera për ‘sytë e mbyllura’ që ka mbajtur Amerika për raste të korrupsionit dhe të të drejtave njerëzore në shtete ‘satelite’, për aktivitetet lobuese të kompanive amerikane si dhe marrëveshje nën tavolinë për shtete neutrale.

Top Channel