Cfarë mendojnë amerikanët?

29/11/2010 15:10

Lidershipi turk është i paqëndrueshëm dhe jo fort i besueshëm, tregojnë dokumentet sekrete të publikuara nga Wikileaks.

Ne mesazhet e perfunduara online, diplomatet ameriken hedhin dyshime serioze mbi partneritetin e Rexhep Tajip Erdoanit. Turqia ne fakt mban rekordin ne rajon per nga numri i dokumenteve sekrete e madje listohet e dyta ne bote pas Irakut. Erdoan pershkruhet ne keto dokumente si njeri qe politikat pertej Ankarase, i kupton shume pak. Pergjigja e tij ishte e shpejte dhe thumbuese.

“Te shohim nje here gjithe cfare kane per te hedhur. Per momentin Wikileaks nuk eshte fort e besueshme, megjithate te presim derisa ta kalojne te gjithe informacionin qe thone se disponojne, ta vleresojme e me pas, do te japim edhe komentet tona”, tha Erdoan.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” citon nje nga mesazhet te thote se Erdoan e ka rrethuar veten me nje grup keshilltaresh servile e lajkatare. Turqia ka pasur tradicionalisht marredhenie te ngushta me Washington, por relatat mes tyre jane tensionuar se fundi, pjeserisht edhe nga acarimi i Ankarase me Tel Avivin pas sulmit te flotiljes me ndihma per Gazen. Informacionet e publikuara online sugjerojne nder te tjera edhe se drejtues te larte kineze udhezuan vitin e kaluar goditjen e motorit te kerkimit ne internet Google.

 “Mendoj se qeveria kineze do ta marre shume seriozisht kete ceshtje. Jam i bindur sidoqofte se do te mohojne gjithcka”, tha Wang Dong, profesor nw Universitetin e Pekinit.

Arabia Saudite permendej dhe ajo ne dokumente,ku sipas tyre mbreti saudit i kerkoi Shteteve te Bashkuara te sulmojne Iranin. Ambasadori i ketij vendi ne Washington citohet t’i kete thene shprehimisht amerikaneve: Pritjani koken atij gjarpri. Korea e Jugut, te ciles Shtetet e Bashkuara i jane gjendur mjaft prane ne keto kohe konflikti me fqinjin verior, u tregua e kujdesshme ne komente.

 “Une nuk jam ne pozitat qe te diskutoj dokumentet amerikane. Mund te them vetem se eshte per te ardhur keq qe te dhena te tilla sekrete i zbulohen te gjitheve”, thote zedhenesi i Ministrise se Jashtme koreano-jugore, Kim Young-Sun.

Edhe Rusia e cilesuar ne mesazhet e fshehta “shtet mafioz”, per momentin ka preferuar te heshte. Megjithate analistet vendas mendojne se rrjedhja e informacionit do te ndikoje ne marredheniet Putin-Obama.

“Pres reagime serioze, por jo ne publik. Kjo qe ndodhi deshmon sesa keq i trajtojne Shtetet e Bashkuara partneret e huaj dhe sa keq i ruajne sekretet e veta.  Jam i sigurte se raportet ekzistuese mes Barak Obames dhe Dimitri Medvedevit do te cenohen, megjithate nuk besoj qe do te kete publikisht meri apo perplasje”, tha Nikolai Petrov, analist nga organizata Carnegie Endowment.

Zyra e presidentit afgan Karzai, te cilesuar nje njeri me personalitet te dobet, nuk u shpreh e habitur, madje pretendon se dokumentet nuk tregojne ndonje gje te re. Edhe per Kanadane, rrjedhja e dokumenteve eshte per te ardhur keq, por mjaftohet me kete koment pa shtuar gje tjeter. Impakti fillestar i atij qe po cilesohet tashme si 11 shtatori i diplomacise boterore, shihet qarte me pushtimin qe i ka bere titujve kryesore te gazetave dhe edicioneve informative ne te gjithe boten publikimi i mesazheve konfidenciale diplomatike amerikane.   

Top Channel