SHBA, hetim penal ndaj Wikileaks

29/11/2010 17:45

Autoritetet amerikane kanë nisur hetime penale ndaj faqes së internetit Wikileaks, për shkak të publikimit të dokumentave sekrete.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Drejtësisë, Eric Holder, i cili ka theksuar se këto dokumenta kanë vënë në rrezik funksionarë amerikanë në të gjithë botën.

Dokumentat e publikuara flasin për raporte sekrete të hartuara nga ambasadat amerikane në vende të ndryshme të botës, për liderët botërorë.

Autoritetet e SHBA druhen se publikimi i tyre mund të cënojë marrëdhëniet diplomatike me një sërë vendesh, të cilat janë paralajmëruar zyrtarisht nga Uashingtoni.

Top Channel