Në Shkup kanë shpërthyer polemikat e para në pritje të publikimeve të Wikileaks.

Menduh Thaci, kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, ka akuzuar se dokumentet do të zbulojnë rolin e Greqisë në krizën e vitit 2001.

“Zoti Gruevski dhe Ministria e Brendshme duhet të marrin kompjuterat e Wikileaks dhe të arrestojnë udhëheqësit e saj, pasi ata kanë publikuar dokumenta sekrete lidhur me implikimin e Greqisë në konfliktin shqiptar të vitit 2001 dhe me disa politikanë të Maqedonisë, natyrisht jo të PDSH-së”, ka deklaruar Thaci.

Nga ana tjetër, BDI ka reaguar duke u shprehur se, profili i falsifikatorëve dhe destruktiviteti i PDSH-së është shumë i ngjashëm me atë të një ëeb site që synon të shantazhojë botën.

Ndërsa ambasada amerikane në Shkup ka nënvizuar se nuk mund të bëjë komente, nëse dokumentat janë orgjinale apo të rreme.

Top Channel