Wikileaks, Clinton: Masa agresive

29/11/2010 20:45

Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër publikimin e dosjeve dhe informacioneve që duhet të ishin sekrete, në faqen e internetit Wikileaks.

Përmes një konference për shtyp, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, që në këto dokumente, akuzohet se inkurajon diplomatët amerikanë në të ashtuquajturin “nivel të ulët spiunazhi”, tha se rrjedhja e dokumenteve nuk është gjë tjetër vecse një dëm i madh që i bëhet bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas Clinton, SHBA do të ndërmarrë masa agresive kundër të gjithë atyre që vodhën informacionin që u publikua në Wikileaks.

Ajo u shpreh besimplotë se marrëdhëniet për të cilat administrata Obama ka punuar shumë do t’i bëjnë qëndresë kësaj sfide.

Top Channel