Wikileaks, Gibs: Shkelje e rëndë, por pa pasoja

30/11/2010 02:25

Për zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs bërja publike e dokumenteve të klasifikuara nga ana e Wikileaks është një shkelje e rëndë, por që nuk do të ketë pasoja në politikën e jashtme amerikane.

“Vjedhja dhe shpërndarja e informacionit është një krim, një shkelje e rëndë e ligjeve tona dhe një kërcënim serioz në zhvillimin e politikës sonë të jashtme, që gjithësesi ne nuk do ta lejojmë të ketë pasoja domethënëse në politikën tonë të jashtme që mendojmë se është më e mirë”, u shpreh Gibs për gazetarët në SHBA.

Deklarata e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë ka ardhur pas asaj të Sekretares së Shtetit Hillari Klinton e cila gjithashtu dënoi publikimin e dokumenteve sekrete nga Wikileaks dhe u zotua për masa agresive ndaj përgjegjësve për këtë akt.

Top Channel