Moti i keq, Buna del nga shtrati

30/11/2010 11:00

Përvec zonave tradicionale të permbytura në Oboti, Dajc dhe Livadhe, harta e permbytjeve rrezikon të njohë zgjerime dhe në hyrje të Shkoders pasi lumi Buna pak nga pak ka nisur të prekë sipërfaqen e tokës pranë urës.

Dalja e lumit Buna ka nisur qe ne oret e vona te darkes por per momentin ka krijuar probleme ne qarkullimin e automjeteve apo kembesorve vetem ne disa zona te vogla. Gjithsesi situata mbetet shqetesuese sepse lumi Buna e ka teper te veshtire te vazhdoje rrjedhjen natyrale pasi pengohet nga prurje e lumit Drin. Nderkohe forcat e policise dhe te Shtabit te Emergjences jane ne situate gadishmerie per me teper qe ne Shkoder vazhdojne reshjet e shiut dhe situata nuk duket aspak optimiste.

Dalja e lumit Buna nga shtrati shkaktohet nga prurjet e medha te liqenit te Shkodres por dhe nga prurjet e Drinit per shkak te shkarkimeve nga hidrocentralet dhe reshjeve te shumta qe kane rritur dhe prurjet e lumit Kir.

Nderkohe nga raportimet e zonave te Nenshkodres mesohet se ne krahasim me disa ditet me pare ka pasur nje rritje prej 10 cm te nivelit te ujit ne gjithë zonen e Nenshkodres. Konkretisht eshte e pakalueshme rruga e Obotit, eshte e pakalueshme per mjete e vogla rruga nacionale e komunes Dajc si dhe ka prezence uji ne rrugen e Velipojes qe e veshtirëson qarkullimin per automjetet.

Top Channel