Wikileaks nervozon SHBA-të

30/11/2010 12:15

“Ndëshkim për kë vjedh të dhënat”, ishte zotimi i shefes se diplomacise amerikane Hillari Klinton një ditë më parë, e prekur direkt nga publikimet online që ekspozuan një kërkese të cuditshme të saj: spiunimin e krerëve të OKB-së. (UPDATE)

Por fluksi i informacioneve ka vazhduar, dhe Wikileaks premton te mos ndalet derisa te jene hedhur te gjitha. Gjate nates u publikuan te tjera te dhena mbi Kinen, Korene dhe Guantanamon, te cilat nxjerrin ne pah fakte shqetesuese. Pekini, sipas tyre, eshte i vetmi qe perfiton nga pershkallezimi i tensioneve prej programit berthamor dhe testeve raketore te Korese se Veriut. Skenaret e pershkruara nga dokumentet e Wikileaks evidentojne “lojen” e Kines dhe perpjekjet per te kontrolluar gadishullin korean.

Nga njera ane, ajo e furnizon Penjanin me injeksione ekonomike artificialisht jetike per vendin e varfer. Nga ana tjeter, distancohet prej nje regjimi qe i ndalon konkurimin ekonomik me Shtetet e Bashkuara, Japonine dhe Korene e Jugut. Pekini, vazhdojne mesazhet, bashkepunon me amerikanet per te frenuar vrapin berthamor te aleatit te vet historik, dhe pastaj i shkarkon Washingtonit pergjegjesine e zgjidhjes se problemit.

Madje publikimet e Wikileaks, zbulojne edhe disa shqetesime te zyrtareve kineze, te bezdisur nga sjellja e Penjanit prej femije te llastuar. Zyrtare te Ministrise se Jashtme te Kines citohet t’u kete thene ne 2009-ten homologeve se Pekini nuk ka ndonje besim te madh tek neutraliteti i Koresw se Veriut dhe se gadishulli duhet ribashkuar nen kontrollin e Seulit.

Administrata amerikane i cilesoi publikimet nje sulm ndaj komunitetit boteror, por shtoi se partneritetet per te cilat eshte luftuar kaq fort, do t’i rezistojne sfides.

Shtepia e Bardhe nuk perjashton mundesine e ndermarrjes se veprimeve ligjore kunder Wikileaks.

“Normal qe presidenti nuk eshte i kenaqur me faktin qe informacione sekrete behen publike, kjo vetekuptohet. Sic e pate gjate fushates dhe gjate periudhe qe ai ka kaluar ne Shtepine e Bardhe, nje qeveri e hapur dhe transparente eshte dicka ku presidenti beson me force. Por vjedhja dhe publikimi i informacioneve te klasifikuara perben nje krim. Nje hetim eshte celur mbi kete ngjarje, po shohim nje sere gjerash dhe nuk do te perjashtoja edhe ndonje veprim ligjor”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhe, Robert Gibbs.

Wikileaks dhe personat e perfshire ne publikimin masiv te dokumentave, janë tashme objekt hetimi, sic e konfirmoi edhe Prokurori i Pergjithshem amerikan Erik Holder. njeriu qe pretendon se bllokoi faqen ne internet te Wikileaks te dielen ka thyer sakaq heshtjen, duke marre pergjegjesine per incidentin, e duke zhveshur keshtu nga dyshimet zyrtaret amerikane. “Jester“ apo ‘shakaxhiu’, hakeri qe thote se sulmoi site-n ne kohen kur Wikileaks pergatitej te hidhte online mesazhet diplomatike, e pershkruan veten si person qe mundohet per mire e qe shperndarjen e informacioneve te rezervuara e konsideronte nje gjest qe do te rrezikonte jetet e ushtareve amerikane dhe marredheniet nderkombetare te Shteteve te Bashkuara.

Top Channel