Një tjetër dokument i rëndësishëm për Kosovën është publikuar në faqen më të diskutuar të internetit, Wikileaks.

Bëhet fjalë për një dokument të hartuar nga ambasada amerikane në Gjermani, përmes të cilit i jepeshin udhëzime Berlinit se si të zbatonte planin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas dokumentit, ka pasur kontakte të vazhdueshme mes numrit dy të misionit amerikan John Koenig dhe kancelares Angela Merkel.

Kjo e fundit ka shprehur gatishmërinë e Gjermanisë për të bashkëpunuar me SHBA për të zgjidhur cështjen e statusit dhe për të bërë gati rolin e BE-së në Kosovë.

Top Channel