Wikileaks: Sërish nën sulm

30/11/2010 17:50

“Aktualisht jemi sërish nën sulm. Aksesi në shërbim na mohohet”. Ky është mesazhi që ka shkruar në Twitter faqja Wikileaks duke saktësuar se sulmi po kalon 10 gigabites në sekondë.

Bëhet fjalë për një goditje më të fuqishme se ajo e të dielës së shkuar, pak para fillimit të shpërndarjes së dokumentëve.

Sipas një eksperti të informatikës, sulmi i sotëm është i përmasave kolosale dhe i njëvlefshëm me një goditje të njëkohësishme nga miliona kompjutera.

Top Channel