Përmbytjet, qeveria mblidhet në Shkodër

30/11/2010 18:40

Përmbytjet që kanë ndodhur ditët e fundit nga reshjet që kanë përfshirë vendin, kanë detyruar qeverinë të mblidhet në Shkodër.

Krerët e ekzekutivit kanë diskutuar për masat që do të merren në lidhje me situatën e emergjencës.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të merren të gjitha masat për të përballuar situatën.

“Do instalohen masat e emergjencës, ndërkohë që duhet të nisë skema e evakuimit. Për situatën duhet të veprohet me shpejtësi dhe të sigurohen ushqime dhe medikamente”, është shprehur Berisha.

“Prurjet e lumenjve kanë kaluar çdo lloj parashikimi. Situata nuk është kritike sa në janar, por duhet të jemi në gatishmëri”, theksoi kryeministri.

Deri tani në Shkodër janë përmbytur 250 banesa dhe 4060 hektarë tokë, ndërkohë që janë bllokuar akset rrugore Shkodër-Velipojë, Shkodër-Dajç dhe Shkodër-Obot.

Top Channel