PS: Qeveria, asnjë masë në Shkodër

30/11/2010 20:20

Shkodra po i afrohet me shpejtësi situatës katastrofike të 9 muajve më parë. Rritja e nivelit të lumit Buna ka përmbytur hyrjen e qytetit të Shkodrës.

Për shkak të prurjeve të mëdha dhe nivelit të lartë të Drinit, Buna nuk mund të rrjedhë normalisht dhe uji që buron nga liqeni, po kthehet sërish mbrapsht dhe po përhapet në rrugët e qytetit.

Pas kësaj situate opozita deklaroi se qeveria për një vit me radhë nuk mori asnjë masë për të frenuar përmbytjet në qytet dhe zonën e nënshkodrës.

“Për një vit qeveria e tij nuk mori asnjë masë për të parandaluar përmbytjet. Ajo nuk vuri dorë në as në kanalizime dhe as në argjinatura. Sali Berisha duhet të shpjegojë se pse shkurtoi buxhetin për përforcimin e argjinaturave”, është shprehur deputeti socialist, Ilir Beqja.

Top Channel