Në 668 publikimet e Wikileaks mbi Kosovën, janë publikuar edhe materiale të tjera konfidenciale.

Kështu një analizë e Departamentit Amerikan të Shtetit e përpiluar në muajin maj të vitit 2007,sipas RTK-së, bazohet në raportin e ambasadës amerikane në Madrid dhe sjell edhe një risi të re rreth përpjekjeve amerikane për të bindur Spanjën, që të mos e largojë kontingjentin e saj ushtarak të KFOR-it nga Kosova pas krijimit të shtetit kosovar.

Dokumenti thekson se me shërbimin 15-vjeçar në rajonin e Ballkanit, Spanja ka treguar aftësinë e saj për të mbajtur forcat në periudhë të gjatë kohore.

Mirëpo dokumenti më tej thekson se për çështje të natyrës së përgjithshme dhe nga frika e provokuar nga Rusia, Spanja është në dyshim sa i përket drejtimit aktual të politikës ndaj Kosovës.

Top Channel