" /> ">

Shkodër, përmbytje e bllokime nga moti i keq

01/12/2010 10:40

Gjendja në Shkodër vijon të jetë e rëndë për shkak të motit të keq që ka sjellë përmbytje në disa zona. Kështu në lagjen “Xhabije” niveli i ujit ka arritur në 25 centimetra.

Po ashtu informacionet e fundit bëjnë të ditur se rruga nacionale Shkodër-Tiranë është e bllokuar për shkak se reshjet e shiut kanë vijuar gjatë gjithë natës. Edhe komunat Dajc, Velipojë dhe Obot vazhdojnë të jenë të izoluara nga përmbytjet.

Në lagjet periferike uji ka arritur deri në 1.5 metra dhe disa familje janë evakuuar për t’i shpëtuar një situate më të rëndë.

Top Channel