Rëndohet situata në Shkodër

01/12/2010 19:30

Situata e përmbytjeve në qytetin verior të Shkodrës është përkeqësuar gjatë orëve të pasdites.

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga autoritetet lokale, ka shkuar në 1 mijë numri i banorëve që janë evakuar nga shtëpitë e tyre.

Sipas të njëjtave burime, është shtuar edhe sipërfaqja e tokës së përmbytur, duke bërë që rreth 1100 shtëpi të rrethohen nga uji.

Problemet në Shkodër filluan kur prurjet e Drinit penguan Bunën dhe për pasojë uji nisi të mbulonte rrugët e qytetit.

Top Channel