Shkodër, pasojat e përmbytjes

01/12/2010 19:35

Një banor rom në Shkodër pretendon se ka humbur fëmijën e tij të parë për shkak të kushteve të shkaktuara nga përmbytjet.

Cerciz Sinani dhe bashkëshortja e tij prisnin t’u vinte në jetë fëmija e tyre, por kjo nuk ka ndodhur. Ai thotë se shkaktare për këtë humbje është përmbytja e banesës në buzë të lumit Buna.

“Gruaja ka ndenjur atje, ka marrë të ftohtë dhe fëmija ka vdekur. Kemi ndenjur në ujë katër ditë. Gruaja është mirë por fëmija ka ikur. Ishte në bark i vdekur”, ka deklaruar Sinani.

Këtë pretendim të tij e mbështesin edhe të afërmit e cifitit. “Duhet të ndërhyjë shteti, të marrë masa për punën e këtyre fëmijëve se ne nuk jemi njerëz që s’na përfill njeri. Jemi njerëz si të gjithë të tjerët”, ka deklaruar një prej tyre.

Pjesëtarë të komunitetit rom, i cili jeton buzë lumit të Bunës, prej dy ditësh është evakuar dhe është dërguar në ambjentet e ish-repartit ushtarak në Renc.

Top Channel