Fox: Shqipëria, ujgurët për NATO-n

01/12/2010 21:20

Shqipëria pranoi të strehonte ujgurët kinezë në këmbim të mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara për anëtarësimin në NATO.

Kështu shkruan rrjeti informativ Fox News, në edicionin e tij on line, ku citohen dokumentet e web site Wikileaks.

Organi prestigjoz mediatik shkruan se në vitin 2006 pesë ujgurë u transferuan nga burgu famëkeq i Guantanamos në Shqipëri.

Sipas Fox, qeverisë shqiptare iu ofruan në këmbim stimuj dhe para kesh, ndërkohë që një javë më vonë zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney miratoi aspiratat integruese të Shqipërisë në NATO.

Top Channel