Obama, task forcë kundër Wikileaks

01/12/2010 21:40

Presidenti amerikan Barack Obama ka ngritur një task forcë për të bllokuar rrjedhjen e mëtejshme të informacioneve nga zyrat e administratës.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”, sipas të cilës njësia e re do të quhet “Interagency Policy Committee for Wikileaks”.

Objektivi i saj do të jetë koordinimi dhe përgjigjia nga agjenci të ndryshme ndaj stuhisë së krijuar nga faqja e Julian Assange.

Në këtë mënyrë Shtëtpia e Bardhë synon të përforcojë sigurinë dhe të shmangë rrjedhjen e dokumentave të tjera sekrete në të ardhmen.

Top Channel