Përmbytja bllokon Shkodrën

02/12/2010 15:00

Qyteti Shkodrës është në diten më të keqe për shkak të përmbytjes që po avancon në brendësi të lagjeve. Aktualisht në lagjen hyrese të qytetit e quajtur Xhabije, lëvizja pothuajse është paralizuar.

Banoret janë bllokuar në pallate në pamundesi për të levizur, ndërkohë që në këto banesa mungon edhe energjia elektrike. I vetmi mjet levizes i sigurt janë varkat.

Ujërat kane shkaktuar deme te medha ne qytet. Qindra banesa ne lagjen Xhabije jane permbytur bashke me shume njesi tregtare dhe automjete qe kane mbetur te bllokuar nga ujerat. Pronaret e dyqaneve jane perpjekur te shpetojne dicka duke larguar mallrat prej andej.

Fare pak automjete mund te levizin ne keto rruge, behet fjale per disa kamione te ushtrise qe po evakuojne banoret qe jetojne ne banesat e uleta. Ndersa familjet qe banojne ne keto pallet duhet qe te futen ne uje ne kembe per te siguruar ushqimet apo mjetet e tjera te nevojshme per familjet qe banojne aty.

Siperfaqja e liqenit të Shkodrës është zmadhuar dukshem. Pervec kesaj lagje te qytetit edhe pjesa tjeter ne lagjen Bahcallek dhe Ajasem eshte serish nen uje. Ujërat kane paralizuar levizjen edhe ne uren e Bunës dhe ne rrugen Shkoder-Muriqan. Situate me e renduar eshte ne zonen e Nenshkodres. Prej disa ditesh banoret ne Obot, Dajc e shume fshatra te tjere qe u bllokuan nga vershimi i lumit Buna.

Top Channel