Wikileaks, Klosi: Problem që zgjidhet

02/12/2010 21:40

Ish-shefi i shërbimit sekret shqiptar, Fatos Klosi, duke komentuar rrjedhjen e informacioneve nga institucionet amerikane, shprehet i bindur se bëhet fjalë për një problem të cilin SHBA do të jenë në gjëndje ta kalojnë.

“Ky është një problem i madh për diplomacinë amerikane, por ata do ta zgjidhin”, ka deklaruar Klosi në një debat në emisionin “Top Story” në Top Channel.

Sipas tij, publikimi i dokumenteve sekrete nga faqja e internetit Wikileaks mund të ketë pasojat e veta, në vecanti në vende si Shqipëria, por jo të rënda.

“Në ato vende si Shqipëria, ku populli dëgjon diplomatin e atij vendi që është idhull për të të flasë për krerët politikë, ka një tjetër kuptim”, ka pohuar Klosi.

Ai ka shtuar më tej se publikimi i këtyre dokumentave ka edhe një fakt pozitiv, që është transparenca e marrëdhënieve diplomatike.

Top Channel