Ngjela: ‘Wikileaks’, proces demokratik

02/12/2010 21:50

Spartak Ngjela e ka konsideruar si një fenomen të ri që ndihmon procesin demokratik, rrjedhjen e informacionit diplomatic nga ‘Wikileaks’.

Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, avokat Ngjela u shpreh se “Wikileaks është një proces demokratik që kërkon të zbulojë diçka të thellë”.

“Kemi një fenomen të ri, i cili ka qenë ëndërr për ata që janë marrë me histori sepse ata ia dinë vlerën këtyre informacioneve të vyera. Opinioni publik duhet të dijë dhe ky zbulim është i rëndësishëm. Informacioni nuk është turp”, u shpreh Ngjela.

“Në një vend jodemokratik nuk ndodh asgjë nëse rrjedh informacion por jo në një vend demokratik. Ky fenomen ka interes demokratik. Vendet me opinion publik të rëndësishëm sigurisht që janë vënë në vështirësi nga ‘Wikileaks’”, theksoi Ngjela.

Top Channel