Wikileaks, Klosi: Pa pasoja në marrëdhëniet me SHBA-në

02/12/2010 22:45

Për ish-kreun e SHISH-it, Fatos Klosi, publikimi i dokumenteve sekrete të diplomacisë amerikane përsa i përket Shqipërisë nuk do të ketë pasoja në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Publikimi i sekreteve në Wikileaks nuk do të ketë pasoja në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, përkundrazi do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet. Politikanët tanë kanë gëlltitur epitete edhe më të rënda në parlament”, deklaroi në Top Story, Fatos Klosi.

Në të njëjtën linjë u deklarua edhe avokati dhe kreu i PDL-së, Spartak Ngjela. Zoti Ngjela shkoi edhe më tej kur tha se nga transparenca e këtyre raporteve Shqipërisë jo vetëm që nuk i vjen asnjë e keqe, por do të përfitojë.

Top Channel