Wikileaks, kritika ndaj ushtrisë britanike

03/12/2010 08:00

Dokumentet e fundit diplomatike të publikuara nga Wikileaks përmbajnë kritika të forta kundër përpjekjeve të ushtrisë britanike në Afganistan, nga viti 2007 në 2009.

Dokumentat thonë se zyrtarë amerikanë dhe presidenti afgan Hamid Karzai besonin se forcat britanike nuk ishin në gjëndje të siguronin provincën e Helmandit të vetme.

Gjenerali amerikan Dan McNeill citohet të ketë thënë se, “trupat britanike bënë një rrëmujë të vërtetë në Helmand”.

Detajet e këtyre dokumentave mund të publikohen në gazetën “The Guardian”. Kritikat ndaj ushtrisë britanike datojnë në vitin 2007, kur gjenerali McNeill ishte në krye të trupave të NATO-s.

Top Channel