Zhduket faqja Wikileaks

03/12/2010 11:00

Wikileaks zhduket nga rrjeti, ose më mirë faqja e Julian Assange nuk mund të gjendet më në rrjet nëse e kërkon me adresën e zakonshme wikileaks.org

EveryDNS.net deklaron se ajo e ka përfunduar shërbimin për shkak se Wikileaks.org është ndodhur nën një sulm masiv të piratëve informatikë.

Ajo thotë se sulmet kanë kërcënuar infrastrukturën e saj dhe kanë vënë në rrezik aksesin tek mijëra faqe të tjera interneti.

Wikileaks thotë se ka hasur ndërprerje të shërbimit që kur filloi të publikonte mijëra dokumente sekrete të diplomacisë amerikane.

Informacionet në fjalë, të cilat flasin për marrëdhëniet diplomatike të SHBA dhe aktivitetet ushtarake të saj, kanë shkaktuar polemika në të gjithë botën.

Top Channel