Berisha në Shkodër: Rritet niveli i ujit

03/12/2010 11:25

Kryeministri Sali Berisha ndodhet në zonën e përmbytur të Shkodrës prej nga ku deklaron se niveli i ujit është rritur.

Shefi i qeverisë siguroi se situata është nën kontroll dhe janë shpërndarë ushqime dhe medikamente për banorët.

“Janë evakuuar 7 mijë banorë në zonat më të rrezikuara”, tha Berisha.

Ndërkohë sipas informacioneve të fundit niveli i ujit në lagjen hyrëse të qytetit të Shkodrës, Xhabije niveli i ujit ka arritur në 80 centimetra..

Tani shqetësuese prej përmbytjeve duket gjendja pas përzjerjes së ujërave të bardha me ato të zeza. Autoritetet për të parandaluar epidemitë po klorifikojën sipërfaqen e ujit.

Top Channel