Jeta e vështirë nën ujë

03/12/2010 19:50

Prej katër ditësh shtëpitë në lagjen “Salo Halili” dhe Livadhe në Shkodër janë përmbytur. Lëvizja nëpër rrugicat e përmbytura bëhet vetëm me varka ose e mjete të tonazhit të lartë.

Mungesa e ujit të pijshëm dhe furnizimi me ushqime është problemi më i madh i këtyre banorëve, të cilët shprehet se ndryshe nga përmbytja e janarit këtë rradhë iu duhet të paguan vetë drejtuesit e varkave për të furnizuar familjet e tyre.

Një pjesë e banorëve nuk i kanë braktisur banesat e tyre pasi i druhen vjedhjeve.

“Asnjë nga ushtria nuk ka ardhur. Të gjithë ikin dhe asnjë nuk ka mbetur këtu. Nuk mund të largohem pasi kam plaçkat”, shprehet një prej banorëve.

Makinat të përmbytura, shtëpi të braktisura dhe qytetarë të cilët i frikësohen orëve të ardhshme pasi çdo orë niveli i ujit rritet në lagjet e tyre.

Top Channel