Shkodër, ujërat përparojnë drejt qendrës

04/12/2010 08:45

Në qytetin e Shkodrës ujërat po përparojnë me dhjetra metra drejt qendrës së qytetit.

Sipas informacioneve të fundit të bëra publike nga autoritetet lokale, niveli i ujit është rritur me 20 centimetra.

Ndërkohë, në rrugën kryesore të qytetit verior ka nisur tregtia e cizmeve të gjata, të domosdoshme në këtë situatë të rëndë.

Ndërkohë banorët e Shkodrës, të izoluar nga përmbytjet, vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike dhe ajo e ushqimeve.

Gjendja e krijuar është shumë herë më e rëndë se ajo e fillimvitit dhe përmbytjet këtë radhë nuk prekin vetëm fshatrat përreth, por kanë goditur qytetin në zemër të tij.

Top Channel