Përmbytjet, Rama: Dështim i qeverisë

04/12/2010 12:55

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama flet nga qyteti i Pogradecit për përmbytjet e ditëve të fundit.

“Vështirësitë e veriut janë një ferr i krijuar nga dështimi i qeverisë”, tha Rama.

Sipas tij, Shqipëria vazhdon të jetë e pambrojtur nga moti,duke theksuar se 5 përmbytjet brenda një viti janë një dështim i qeverisë. “Për Shkodrën qeveria nuk mbajti asnjë premtim”, tha Rama.

Më parë Rama qëndroi edhe në Fushë Krujë për të parë nga afër zonat e përmbytura. “Saliu ka dështuar, pikërisht sepse është faji i tij që të gjitha ato masa që duheshin marrë nuk janë marrë”, tha Rama gjatë takimit me banorë të zonës.

Top Channel